Berisha nga Kurbini: Balluku ka 300 apartamente me paratë tuaja
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar foltoren e radhës në Kurbin. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal te ministrja Belinda Balluku dhe të dhënat e dala nga hetimet për pasurinë e saj.
“Në dosjen e parë u hetua zv.kryeministrja dhe në hetimet e para rezultoi se ajo dispononte 300 apartamente. Askush nuk e dinte se ajo posedonte kaq shumë apartamente. Me taksat tuaja, paratë e shkollave të fëmijëve tuaj, me ilaçet për të sëmurët tuaj dhe me të ardhurat tuaja të vogla, ajo kishte siguruar për vete 300 apartamente. Ju garantoj, nuk është lista e plotë.”
“Kemi dëgjuar për diktatorë, për hajdutë, për bizhu dhe diamante, por vetëm për njërin prej tyre, Gys Agasin, një kriminel, kishte në vinotekën e tij shishe vere që nuk i posedon as perandori i Japonisë, 33 mijë euro shishja e verës, të gjitha me paratë tuaja, para të vjedhura. Ky është koordinatori i karteleve të drogës. Ai i mblidhte Troplinët dhe Çelajt te një lokal në Shkëmbi i Kavajës, për zgjedhje. Ishte njeriu më i afërt i Edi Ramës. Kishte verëra më të kushtueshme. Nuk keni parë gjë akoma nga ato që fshehin në kutitë dhe kasafortat e tyre luksoze.”
“Dy jahte, Belinda Balluku, ish-babaçkë, që mezi siguronte të ardhurat e pakta dhe më pas punonjëse në bashki. Tani me dy jahte. Jemi në kohë kritike, por na ka gjetur më të gatshëm se kurrë! Ne përmbysëm një diktaturë, dhe do përmbysim edhe këtë në mënyrën më të fuqishme, më të vendosur dhe më shpejt”, tha Berisha.
