Zbardhet vrasja në Shkodër: Arrestohen dy persona

Zbardhet vrasja e 20-vjeçarit në oborr të shtëpisë në Shkodër; arrestohen 2 persona

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, duke çuar kështu në zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka. Viktima u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij në fshatin Gucë e Re më 27 shkurt të këtij viti.

Personat e arrestuar janë Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku. Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

“Si rezultat i punës policore dhe hetimore të shërbimeve të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, zbardhet vrasja e shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Gucë e Re. Kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje,” njofton policia.

Operacioni, i koduar “Pesha e krimit”, u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP-së Shkodër.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:

  • K. L., 20 vjeç, banues në fshatin Mgull.
  • V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Ata dyshohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top