SHBA Sekuestron Një Anije Tjetër Cisternë Nafte Pranë Brigjeve të Venezuelës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sekuestruan një tjetër anije cisternë nafte, e cila ishte ankoruar në brigjet e Venezuelës. Lajmi u bë i ditur nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Christy Noem, përmes një postimi në platformën X.
“SHBA-të do të vazhdojnë të ndjekin lëvizjen e paligjshme të naftës së sanksionuar, e cila përdoret për të financuar narkoterrorizmin në rajon”, theksoi ajo.
Roja Bregdetare amerikane zbuloi anijen me ndihmën e Pentagonit. Sipas disa mediave amerikane, anija u sekuestrua në ujërat ndërkombëtare, pranë Venezuelës. Gazeta “New York Times” raportoi se anija ishte me flamur panamez dhe transportonte naftë venezueliane.
Një njoftim i mëparshëm, i publikuar në mëngjesin e hershëm të datës 20 dhjetor, nga Sekretarja Kristi Noem në llogarinë e saj zyrtare, shprehte:
“Gjatë një operacioni të zhvilluar në mëngjesin e hershëm të datës 20 dhjetor, Roja Bregdetare e SHBA-së, me mbështetjen e Departamentit të Luftës, ka arrestuar një anije cisternë nafte, e cila ishte ankoruar për herë të fundit në Venezuelë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndjekin lëvizjen e paligjshme të naftës së sanksionuar që përdoret për të financuar…”
