Një gjeneral rus u vra nga një shpërthim në Moskë.
Komiteti Hetues i Rusisë ka bërë të ditur se gjenerallejtënant Fanil Sarvarov ndërroi jetë të hënën në mëngjes, pas shpërthimit të një pajisjeje eksplozive të vendosur nën makinën e tij.
Sarvarov mbante postin e shefit të departamentit të trajnimit operativ të forcave të armatosura, sipas komitetit.
Një nga teoritë që po hetohet për këtë ngjarje dyshohet të jetë përfshirja e shërbimeve të inteligjencës ukrainase.
Ukraina nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi këtë ngjarje.
