Putin gatishmërinë për dialog me Macron, bisedime SHBA-Ukrainë

Kremlini konfirmon gatishmërinë e Putinit për dialog me Makronin

Presidenti rus Vladimir Putin është pro ftesës, duke u shprehur “i gatshëm për dialog” edhe me homologun e tij francez Emmanuel Macron. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, i cili për mediat ruse theksoi se “nëse ekziston vullneti i ndërsjelltë politik për ta bërë këtë”, atëherë Putin është i gatshëm të angazhohet në dialog me Macronin.

Pas dhënies së dritës jeshile nga Kremlini, presidenca franceze bëri të ditur se do të vendosin në ditët në vijim se si do të procedojnë në këtë drejtim, duke shtuar se çdo bisedë me Putinin do të jetë transparente me qëllim arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Ndërkohë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijojnë edhe sot bisedimet e treta mes të dërguarit të Presidentit rus, Kirill Dimitriev dhe të dërguarit special të SHBA-së, Steve Uitkoff, dhe dhëndrit të Trump, Jared Kushner dhe palës ukrainase. Zyrtarët amerikanë, ukrainas dhe evropianë më herët këtë javë raportuan përparim në garancitë e sigurisë për Kievin, si pjesë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës, por mbetet e paqartë nëse këto kushte do të jenë të pranueshme për Moskën.

Ndërsa përpjekjet diplomatike vijojnë në disa fronte, në terren Rusia vijon përpjekjet për të forcuar pozitat e veta. Rusia tha se forcat e saj të armatosura kishin marrë kontrollin mbi dy vendbanime të tjera në rajonet Sumy dhe Donetsk, ndërsa Ukraina raportoi sulme kundër një fregate ruse.

Scroll to Top