Parashikimi moti Shqipëri, mërkurë: reshje, dëborë, erë

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar, pritet të bien në pjesën më të madhe të territorit që nga orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës, reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe karakter lokal.

Në Alpe, si dhe në lartësitë 700-800 metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht ato mund të jenë mesatare.

Mjegull e dendur ose mjegullinë do të vërehet përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë nga verilindja-juglindja, me shpejtësi mesatare 7 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era do të ketë shpejtësi deri në 15 m/s.

Deti do të jetë me valëzim të forcës 2-4 ballë.

Scroll to Top