“`html
Ekonomia rritet me 3.75% në Tremujorin e Tretë, por kontributi i bizneseve private është vetëm 1.3%, ndërsa pagat në sektorin publik shpëtojnë situatën.
Megjithëse ekonomia ka treguar një përshpejtim të lehtë të ritmeve të rritjes në tremujorin e tretë të këtij viti, të dhënat zyrtare tregojnë se përmirësimi ka ardhur kryesisht nga sektori publik. Kjo rritje është nxitur nga paga në administratën publike dhe taksat neto mbi produktet. Sektorët tradicionalisht mbështetës të rritjes, si tregtia, akomodimi (të lidhura me turizmin), pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi, po ashtu kanë kontribuar. Megjithatë, bujqësia dhe industria vijojnë të shfaqin ritme negative.
Sipas të dhënave të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në terma realë, në tremujorin e tretë të vitit 2025, është vlerësuar me një rritje prej 3.75% krahasuar me të njëjtin periudhë të vitit 2024. E matur sipas sektorëve, ekonomia reale është rritur vetëm me 1.31%. Kontributi shtesë ka ardhur nga kategoria “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1.68 pikë përqindje, dhe “Taksat Neto mbi produktet” me +0.76 pikë përqindje.
Si pasojë, sipërmarrja private ka kontribuar vetëm me 35% në rritjen ekonomike për nëntëmujorin e vitit 2025, duke shënuar një përkeqësim krahasuar me vitin 2024, kur kontributi ishte 49%.
INSTAT raporton kontributin sipas aktiviteteve ekonomike në tremujorin e tretë 2025 si vijon:
- “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia”: +1.68 pikë përqindje
- “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor”: +0.62 pikë përqindje
- “Aktivitete të pasurive të paluajtshme”: +0.50 pikë përqindje
- “Ndërtimi”: +0.48 pikë përqindje
- “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative”: +0.15 pikë përqindje
- “Informacioni dhe Komunikacioni”: +0.21 pikë përqindje
- “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi”: +0.08 pikë përqindje
- “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit”: +0.01 pikë përqindje
- “Industri, Energji dhe Uji”: -0.48 pikë përqindje
- “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim”: -0.26 pikë përqindje
- “Taksat Neto mbi produktet”: +0.76 pikë përqindje
Ecuria e aktiviteteve kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtin periudhë të vitit 2024, paraqitet si më poshtë:
- “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” shënoi rritje prej 15.04%.
- Aktiviteti “Pasuri të Paluajtshme” shënoi rritje prej 10.55%.
- Grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” shënoi rritje prej 10.40%.
- Aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi rritje prej 4.75%.
- Grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” shënoi rritje prej 4.13%.
- Grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi rritje prej 2.62%.
- Grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje me 2.11%.
- Grupi “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënoi rritje prej 0.65%.
- Grupi i aktiviteteve “Industri, Energji dhe Ujë” shënoi rënie prej 4.75%.
- “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” u ul me 1.73%.
- Taksat Neto mbi produktet u rritën me 5.39%.
Treguesi i PBB-së, i përshtatur sezonalisht, në tremujorin e tretë 2025, krahasuar me tremujorin paraardhës, tregon një rritje prej 1.09%. Aktivitetet me rritje pozitive përfshijnë:
- Grupi “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” me 5.15%.
- Grupi “Aktivitetit Financiar dhe i Sigurimit” me 5.13%.
- Grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” me 4.31%.
- “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 4.28%.
- Grupi “Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë” me 3.64%.
- Grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me 0.87%.
- Grupi “Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme” me 1.49%.
Ndërkohë, aktivitetet me rënie ishin:
- “Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit” me 5.11%.
- “Aktiviteti i Ndërtimit” me 1.90%.
- Grupi “Bujqësi, Pyjeve dhe Peshkim” me 0.51%.
“Taksat Neto” mbi produktet shënuan rritje me 3.26%.
“`
