Polici arrestohet pas aksidentit fatal në Tiranë

Arrestohet polici në Tiranë, shkaktoi aksident fatal për një 65-vjeçar

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka njoftuar arrestimin në flagrancë të një punonjësi policie, Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar në nenin 299/3 të Kodit Penal.

Arrestimi u krye pasi sot, rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të një motomjeti në bulevardin “Bajram Curri”, punonjësi i policisë ka aksidentuar një 65-vjeçar, me iniciale P. F. Viktima është dërguar menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 65-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 21:00. Gjithashtu, edhe punonjësi i policisë ka mbetur i dëmtuar.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Scroll to Top