5 tonë djathë e 944 kg fileto pule bllokohen në Tiranë

Tiranë, bllokohen 5 tonë djathë dhe 944 kg fileto pule.

Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit Tiranë ka bllokuar 5 tonë djathë Gouda dhe 944 kg fileto pule ditën e sotme. Kjo masë preventive u mor për shkak të mos pajisjes së produkteve me kundër-etiketë në gjuhën shqipe. Gjithashtu, subjekti në fjalë është penalizuar me masë administrative, duke iu shqiptuar gjobë për veprime në kundërshtim me kërkesat e etiketimit dhe të gjurmueshmërisë.

Scroll to Top