Suksesi i dronit kinez CH-7: Fluturimi i parë provë

Kina ka ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e mjeteve ajrore pa pilot. Autoritetet kineze njoftojnë se ka përfunduar me sukses fluturimi i parë provë i dronit CH-7.

Bëhet fjalë për një dron ‘të padukshëm’ me shpejtësi të lartë, i aftë të arrijë 925 kilometra në orë. Ky dron konsiderohet si një nga programet më ambicioze të zbulimit ajror të vendit.

Sipas mediave shtetërore kineze, fluturimi u zhvillua në një aeroport në veriperëndim të vendit dhe kishte për qëllim kryesisht konfirmimin e projektimit dhe funksionimit aerodinamik të sistemeve të kontrollit. Rezultatet u konsideruan plotësisht të suksesshme, duke hapur rrugën për fazat e ardhshme të testimit.

Ky sukses, siç raportojnë ekspertët e huaj, forcon pozicionin e Kinës në fushën e dronëve me rreze të gjatë veprimi, ku konkurrenca me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera ushtarake është e fortë.

Scroll to Top