Tragjedi në brigjet e Senegalit: Përmbyset varka me emigrantë
Të paktën 12 persona humbën jetën kur një varkë që transportonte dhjetëra emigrantë u përmbys në brigjet e Senegalit të mërkurën.
Sipas mediave të huaja, nga përmbytja e varkës janë gjetur dymbëdhjetë trupa të pajetë. Anija mbante rreth 100 emigrantë, të cilët shpresonin të arrinin në Evropë.
“Ka 32 të mbijetuar. Pjesa tjetër duhet të ketë ikur para se të mbërrinin ekipet e shpëtimit,” tha një zyrtar për AFP-në.
Senegali është një nga pikat kryesore të nisjes për migrantët afrikanë që ndjekin rrugën jashtëzakonisht të rrezikshme të Atlantikut për të arritur në Evropë, kryesisht nëpërmjet Ishujve Kanarie. Në vitet e fundit, mijëra njerëz kanë humbur jetën duke u përpjekur ta bëjnë këtë udhëtim, të ngjeshur në varka të vogla.
