Aksident i rëndë në Lushnjë, motoçiklist në gjendje kritike

Aksident i rëndë në Unazën e Lushnjës, motoçikleta përplaset me makinën.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Lushnjës, ku një motoçikletë është përplasur me një mjet që po dilte nga një biznes. Përplasja ishte shumë e fortë, dhe Marjus Doksani, rreth të 30-ave, u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën.

Policia e qarkullimit rrugor dhe patrullat e tjera ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Unaza e qytetit të Lushnjës njihet për incidentet e shpeshta, pasi përgjatë saj ndodhen shumë biznese dhe lëvizja e mjeteve është intensive.

Scroll to Top