PAMJE TË RËNDA/ Aksident masiv në Japoni, përfshihen 50 makina
Një aksident që përfshiu 50 makina dhe kamionë ndodhi të premten në mbrëmje në autostradën Kanetsu të Japonisë. Një person humbi jetën ndërsa u plagosën 26 të tjerë, 5 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Video të postuara në mediat sociale tregojnë një shpërthim të madh dhe më pas një zjarr. Në të njëjtën kohë, re të zeza tymi ngrihen në qiell. Sipas raportimeve, në vendngjarje kishte reshje të dendura dëbore që e vështirësuan trafikun e automjeteve.
Autoritetet mbyllën autostradën në të dyja drejtimet për disa orë. Njësia e zjarrfikësve arriti të shuajë flakët në orët e vona të natës.
