Rusia dëmton infrastrukturën energjetike të Ukrainës, mijëra familje pa elektricitet
Kryeqyteti ukrainas, Kievi, po përballet me ndërprerje masive të energjisë elektrike këto ditë, pas sulmeve ruse që kanë dëmtuar infrastrukturën energjetike të rajonit.
Kompania më e madhe private e energjisë elektrike në Ukrainë, DTEK, ka deklaruar se rreth 500,000 familje janë aktualisht pa energji elektrike në qytet si pasojë e sulmit.
“Punonjësit e energjisë po bëjnë gjithçka që është e mundur për të eliminuar pasojat e bombardimeve sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo në një përditësim.
Më herët, Andrii Sybiha, ministri i jashtëm i Ukrainës, kishte thënë se një e treta e qytetit ishte gjithashtu pa ngrohje.
