Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, automjeti përplas një person me biçikletë
Një aksident është shënuar këtë të shtunë në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, ku një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë. Aksidenti ka ndodhur pak momente më parë.
I dëmtuari është transportuar drejt spitalit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se personi i dëmtuar mund të ketë konsumuar alkool.
