FOTO+VIDEO/ Stuhi dëbore në Nju Jork, shpallet gjendja e jashtëzakonshme, anulohen fluturimet në 3 aeroportet kryesore
Qyteti i Nju Jorkut u godit nga reshjet më të mëdha të dëborës që nga janari i vitit 2022, të premten dhe të shtunën. Reshjet e dëborës shkaktuan ngricime në shumë rrugë dhe autostrada, duke rritur rrezikun e aksidenteve.
Guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Stuhia detyroi anulimin e qindra fluturimeve në tre aeroportet kryesore të rajonit, duke bllokuar shumë udhëtarë.
