VIDEO/ Hiri, tymi dhe llava! Pamje mbresëlënëse nga shpërthimi i vullkanit Etna në Itali
Skiatorët në Siçili kanë kapur momente mbresëlënëse nga shpërthimi i vullkanit Etna, i cili ndodhi më 27 dhjetor. Shpërthimi ka hedhur në atmosferë sasi të mëdha hiri dhe tymi.
Pas aktivitetit vullkanik, shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë kanë lëshuar një paralajmërim të kuq për aeroplanët, duke shënuar nivelin më të lartë të alarmit për aviacionin.
Megjithatë, autoritetet lokale bënë të ditur se fluturimet do të vazhdojnë të operojnë normalisht në aeroportin e afërt, për aq kohë sa reshjet e hirit nuk intensifikohen.
Etna konsiderohet vullkani më i madh dhe më i lartë në Evropë dhe një nga më aktivët në botë. Për shkak të aktivitetit të tij të shpeshtë, shpërthime regjistrohen disa herë gjatë vitit, duke e bërë atë një nga vullkanet më të monitoruara në nivel global.
