Armëpushim i ri mes Tajlandës dhe Kamboxhias, Trump: Ne jemi OKB-ja e vërtetë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përgëzuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm. Konflikti mes dy vendeve ka shkaktuar të paktën 47 viktima dhe gati një milion të zhvendosur.
“Dua t’i përgëzoj këta dy udhëheqës të mëdhenj për punën e tyre të shkëlqyer në arritjen e këtij përfundimi të shpejtë dhe shumë të drejtë. Ndoshta Shtetet e Bashkuara janë bërë Kombet e Bashkuara të VËRTETA”, tha Trump.
OKB-ja, argumentoi ai, “ka ofruar shumë pak ndihmë në asnjë nga këto konflikte, përfshirë katastrofën që po zhvillohet tani midis Rusisë dhe Ukrainës”.
Dy muaj më parë, Donald Trump bashkë-nënshkroi një armëpushim me dy udhëheqësit në Malajzi që rezultoi jetëshkurtër, por u llogarit midis shtatë ose tetë luftërave që Trump ka përfunduar.
