Tragjedi në Spanjë: Tre persona humbin jetën nga orteku gjatë skijimit, një tjetër plagoset
Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga një ortek në rajonin Pirenejtë Aragoneze në verilindje të Spanjës. Lajmi u bë i ditur nga Garda Civile Spanjolle.
Kërkimi për personat e zhdukur filloi rreth orës 13:00, pasi një grua njoftoi autoritetet pasi dëshmoi ngjarjen dhe vuri re katër persona duke bërë ski. Ky informacion u konfirmua nga Garda Civile Spanjolle për AFP.
Ekipet e shpëtimit, duke përdorur edhe një helikopter, iu drejtuan zonës pranë majës Tablato, në Pireneje. Ata arritën të gjenin tre trupa dhe shpëtuan një grua në gjendje hipotermie, sipas burimeve nga rajoni i Aragonës.
Presidenti i rajonit, Jorge Athcon, shprehu tronditjen e tij në një postim në platformën X për “aksidentin tragjik në majën Tablato” dhe njoftoi se do të udhëtonte drejt zonës.
