Kina ushtron bllokadë rreth Tajvanit, tensionet rriten

Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, duke simuluar bllokadë të porteve kryesore.

Kina ka nisur stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, duke simuluar një bllokadë të porteve kryesore, duke goditur objektiva detare dhe duke shmangur “ndërhyrjen” ndërkombëtare. Kjo veprimtari cilësohet si një paralajmërim për forcat “separatiste” në Tajvan, sipas raportimit të “The Guardian”.

Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA), krahu ushtarak i partisë komuniste në pushtet në Kinë, njoftoi se kishte dërguar forca detare, ajrore dhe raketore për ta rrethuar Tajvanin të hënën në mëngjes. Gjithashtu, anijet e rojës bregdetare kineze u dërguan për të kryer “inspektime të zbatimit të ligjit” në det rreth ishujve të jashtëm të Tajvanit.

Stërvitja, e titulluar “Misioni i Drejtësisë 2025”, u përshkrua nga zëdhënësi i komandës lindore të PLA-së, koloneli Shi Yi, si “një paralajmërim i ashpër ndaj forcave separatiste të ‘pavarësisë së Tajvanit’ dhe forcave të ndërhyrjes së jashtme”.

“Është një veprim legjitim dhe i nevojshëm për të mbrojtur sovranitetin e Kinës dhe unitetin kombëtar,” shtoi Yi.

Në reagim, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit akuzoi Pekinin për përshkallëzim të tensioneve dhe min të paqes rajonale. Ministria “e dënoi me forcë” aktivitetin dhe deklaroi se kishte dërguar “forca të përshtatshme” për t’u përgjigjur dhe për të kryer ushtrime të veta të gatishmërisë për luftim.

Scroll to Top