Pas Zelandës së Re, viti 2026 mbërriti edhe në Australi, ku një spektakël fishekzjarresh ndriçoi qiellin e Sidneit.
Viti i ri 2026 ka trokitur në Australi, duke u shoqëruar nga një spektakël mbresëlënës fishekzjarresh që ndriçoi qiellin e Sidneit për disa minuta.
Në Australi, ku është piku i verës, banorët shijuan ndërrimin e viteve dhe atmosferën festive në temperatura të larta.
Atoli Kiritimati, i njohur gjithashtu si Ishulli i Krishtlindjeve, ishte i pari që mirëpriti zyrtarisht vitin 2026, pasuar më pas nga Zelanda e Re.
