Sydney vihet në gatishmëri të lartë për festimet e Vitit të Ri pas sulmit në Bondi Beach.
Pak kohë pas sulmit në Bondi Beach, qyteti i Sidneit është “blinduar” me rreth 2.500 efektivë të armatosur të gatshëm për festimet e ndërrimit të viteve.
Si një ndër vendet e para që feston ndërrimin e viteve, Sidnei po përballet me masa të shtuara sigurie. Sipas BBC, pas sulmit në Bondi Beach, shihet një numër i shtuar forcash policore që patrullojnë rrugët, në përpjekje për të siguruar qetësinë dhe stabilitetin.
Disa oficerë shihen duke mbajtur armë, si pjesë e masave të sigurisë pas sulmit ku humbën jetën 15 persona. Ky incident ishte më vdekjeprurësi në Australi që nga viti 1996.
Policia e Uellsit të Ri Jugor (NSW) ka njoftuar se mbi 2.500 policë do të jenë në detyrë gjatë natës së festës, shumë prej të cilëve të armatosur.
Para festimeve, Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns, theksoi se policia do të jetë “në numër të madh, në disa raste duke mbajtur armë zjarri që nuk i keni parë më parë”.
