Presidenti kinez Xi Jinping: Zotohem të bashkoj Kinën me Tajvanin në vitin 2026
Ndërsa liderët botërorë kanë uruar qytetarët e tyre për Vitin e Ri 2026, disa prej tyre kanë shfrytëzuar fjalimet tradicionale të fundvitit për të dhënë mesazhe politike.
Në fjalimin e tij të Vitit të Ri nga Pekini, presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka theksuar se në vitin 2026 do të bëhet bashkimi i Kinës me Tajvanin. Ai u shpreh: “Ribashkimi i atdheut tonë, një trend historik, është i pandalshëm.”
Këto komente vijnë një ditë pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake kinezeintensive rreth Tajvanit. Kina e konsideron Tajvanin, një ishull me vetëqeverisje, si pjesë të territorit të saj dhe ka deklaruar prej kohësh synimin për ta aneksuar atë, duke mos përjashtuar përdorimin e forcës.
