Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Zotohet për bashkim me Tajvanin në vitin 2026
Udhëheqësit botërorë u kanë uruar qytetarëve të shteteve të tyre Vitin e Ri 2026, ndërsa të tjerë e kanë shfrytëzuar fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, në fjalimin e tij për Vitin e Ri mbajtur në Pekin, u shpreh se në vitin 2026 do të realizohet bashkimi mes Kinës dhe Tajvanit.
Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit, Xi Jinping deklaroi: “Ribashkimi i atdheut tonë, një tendencë historike, është i pandalshëm.”
Kina e konsideron Tajvanin, një ishull me vetëqeverisje, si pjesë të territorit të saj dhe prej kohësh është zotuar ta aneksojë atë, duke përdorur forcën nëse është e nevojshme.
