Dy vajza kanë lindur si foshnjat e para të vitit 2026, pak minuta pas mesnate.
Foshnjat e para të vitit 2026 janë dy vajza. Ato erdhën në jetë vetëm pak minuta pas ndërrimit të viteve.
Njëra nga vajzat lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Vitin e kaluar, foshnjat e parë të vitit 2025 ishin binjakët Ares dhe Rajd, të cilët lindën pikërisht në momentin kur ora shënoi 00:00 në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
