Ndryshon sigurimi i automjeteve: Nga 2026 hyn në fuqi historiku i aksidenteve
Sigurimi i automjeteve do të ndryshojë, duke sjellë premtime për sigurime më të shtrenjta për shoferët që kanë shkaktuar dëme dhe zbritje për ata të rregullt. Sistemi bonus-malus do të hyjë në fuqi nga janari 2026.
Kjo rregullore, e cila u miratua në vitin 2025, do t’u aplikohet të gjithë shoferëve të automjeteve. Viti që lamë pas u konsiderua si vit “0” dhe për këtë arsye rregullorja nuk u zbatua.
Rregullorja e re përfshin 7 faktorë risku që mund të shtrenjtojnë siguracionin:
- Fuqia motorike
- Mosha e re e shoferit
- Eksperienca e tij në drejtimin e makinës
- Përdorimi i mjetit
- Qarku i regjistrimit të mjetit
- Vjetërsia e makinës
- Historiku me aksidente
Megjithatë, kjo masë është kundërshtuar në komisionet parlamentare dhe është kërkuar ndërhyrja në të. Praktikisht, qytetarët që kanë regjistruar mjetin në Berat, Dibër apo Kukës do të përfitojnë lehtësi ose bonus, ndërsa ata që janë të regjistruar në Tiranë dhe qarqet e tjera do të penalizohen për shkak të incidencës së lartë të aksidenteve.
