Protestë në Stamboll: Mijëra mbështesin Palestinën, kërkohet fundi i luftës

“Nuk do ta harrojmë Palestinën”/ Mijëra njerëz protestuan në Stamboll për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një marshim dhe tubim në Stamboll, në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës. Të pranishmit valëvitën flamuj palestinezë dhe turq, duke kërkuar t’i jepet fund dhunës në enklavën palestineze, e cila është shkatërruar nga lufta.

Demonstruesit u mblodhën pavarësisht të ftohtit dhe marshuan drejt Urës së Galatës. Atje u organizua një tubim me sloganin qendror: “Nuk do të heshtim, nuk do ta harrojmë Palestinën”. Ky informacion u konfirmua nga një gazetar i AFP-së.

Një postim në rrjetin social nga Quds News Network (@QudsNen) theksoi se “Marshimi i Madh për Gazën” filloi në Stamboll, ku mijëra njerëz mbushën rrugët e qytetit me thirrje dhe flamuj, duke shprehur mbështetjen e tyre për Gazën dhe kauzën palestineze.

Në këtë tubim ishin të pranishme mbi 400 organizata të shoqërisë civile, mes të cilave edhe Bilal Erdoan, djali më i vogël i presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan.

Turqia, qeveria e së cilës ka qenë ndër zërat më kritikë ndaj luftës në Rripin e Gazës, ka luajtur një rol aktiv në negociimin e armëpushimit. Ky armëpushim i dha fund luftës shkatërruese të nisur nga Izraeli, si hakmarrje për sulmin e paprecedentë të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor 2023.

Scroll to Top