Aksident Tragjik në Greqi, Vdes 23-vjeçari Shqiptar

Një aksident tragjik në Greqi i ka marrë jetën një 23-vjeçari shqiptar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të së premtes në zonën e Atikës. Raportohet se i riu nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, siç raporton Protothema.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi kur automjeti që ai drejtonte doli nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe u përplas me barrierat. Për shkak të dëmtimeve të rënda, pesë zjarrfikës iu deshën për ta nxjerrë nga mjeti. Pavarësisht se u dërgua në spital, ai u shpall i vdekur.

Scroll to Top