Operacioni “Shadows”: Zbardhet vrasja në Shkodër, 4 të arrestuar

Operacioni “Shadows” në Shkodër: Zbardhet vrasja e Hysni Ymerit, 4 të arrestuar

Në Shkodër, operacioni policor i koduar “Shadows” ka çuar në zbardhjen e vrasjes së shtetasit H. Y., e cila u krye më datë 29 dhjetor 2025, në lagjen “Manush Alimani”, duke përdorur lëndë eksplozive.

Si rezultat i hetimeve, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga katër shtetas, të cilët dyshohet të jenë autorë të kësaj vepre penale. Të arrestuarit janë Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.

Hetimet për këtë rast vijojnë.

Scroll to Top