CBS News: Trump aprovoi sulme ushtarake në Venezuelë pak ditë më parë
Donald Trump i ka dhënë miratimin ushtrisë amerikane për të kryer sulme tokësore në Venezuelë. Sulmet janë kryer kryesisht në bazat ushtarake.
Këto informacione janë bërë të ditura nga dy zyrtarë amerikanë për CBS News, të cilët kanë kërkuar të mbeten anonimë.
Ditët pas Krishtlindjeve paraqitën mundësi potenciale për sulme, sipas zyrtarëve ushtarakë amerikanë, por operacioni u shty për shkak të kushteve të motit. Zyrtarët thanë se ushtria amerikane dëshironte kushte moti të favorshme për suksesin e misionit, raporton CBS News.
