Kina kundër veprimeve të SHBA në Venezuelë

Kina reagon ashpër ndaj arrestimit të Maduros: Të respektohet e drejta ndërkombëtare.

Kina dënoi veprimet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë përmes një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme.

“Kina është thellësisht e tronditur dhe dënon fuqimisht përdorimin flagrant të forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran dhe veprimet kundër presidentit të tij, Nicolás Maduro”, tha zëdhënësi i ministrisë në një postim në platformën X.

“Akte të tilla hegjemonike të SHBA-së shkelin rëndë të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e Venezuelës, dhe kërcënojnë paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine dhe rajonin e Karaibeve. Kina e kundërshton me vendosmëri këtë.”

“Ne i bëjmë thirrje SHBA-së të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe qëllimet e parimet e Kartës së OKB-së, si dhe të ndalojë shkeljen e sovranitetit dhe sigurisë së vendeve të tjera”, shtoi zëdhënësi.

Scroll to Top