Aksident në bypass-in e Fierit: Përplasje mjetesh në Mbrostar

Aksident në bypass-in e Fierit, dy mjete përplasen në Mbrostar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në bypass-in e Fierit, pranë fshatit Mbrostar. Sipas informacioneve paraprake, një furgon është përplasur nga pas nga një automjet tjetër, ndërkohë që të dy mjetet po lëviznin në të njëjtin drejtim.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale. Nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.

Policia ka shoqëruar njërin prej drejtuesve të mjeteve për verifikime të mëtejshme dhe po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Scroll to Top