Trafik i rënduar në Tiranë për shkak të motit të keq; dy autobusë pësojnë defekt në mes të rrugës
Një ngjarje e pazakontë u zhvillua këtë mëngjes në kryeqytet për udhëtarët e linjës urbane Tirana e Re. Ndërsa reshjet e shiut shkaktuan probleme në qarkullim, qytetarët u përballën me një situatë shqetësuese kur dy autobusë pësuan defekt në mes të rrugës, duke i lënë pasagjerët të bllokuar.
Sipas raportimeve, të paktën dy autobusë u ndalën për shkak të defektit, duke detyruar udhëtarët të prisnin në mes të shiut. Shumë prej tyre shprehën shqetësimin se kjo situatë, e cila ka ndodhur disa herë gjatë ditëve të fundit, po ndikon negativisht në jetën e tyre profesionale dhe në procesin mësimor të nxënësve dhe studentëve.
