Bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë, rrugë e pakalueshme

Bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë, e pakalueshme rruga që lidhet me fshatin Valare

Aksi kombëtar Gjirokastër–Kakavijë është i bllokuar në zonën e Kordhocës, përballë fshatit Lazarat. Gjithashtu, është bllokuar rruga Gjirokastër–Valarë në vendin e quajtur Ura e Aznakut.

Në pjesën më të madhe të qytetit të Gjirokastrës ka prezencë të inerteve, të cilat kërkojnë përdorimin e mjeteve të rënda për largimin e tyre.

Si pasojë e këtyre problemeve, është pezulluar procesi mësimor.

Reshjet e shiut kanë ulur intensitetin e tyre, ndërsa niveli i lumit Vjosë në Memaliaj ka arritur 6.5 metra.

Scroll to Top