300 hektarë tokë të përmbytur, Vjosa arrin nivelin 9 metra pranë urës së Mifolit
Moti i keq ka vazhduar edhe këtë të enjte në Shqipëri, duke sjellë reshje të dendura shiu. Lumi Vjosë ka arritur nivelin 9 metra pranë urës së Mifolit, ndërsa prurje të shumta janë regjistruar edhe në Memaliaj, ku niveli i ujit ka shkuar në 7.5 metra.
Si pasojë e reshjeve të dendura, janë përmbytur rreth 100 hektarë tokë bujqësore. Përveç tokave, uji ka përmbytur edhe 14 banesa. Përmbytje raportohen në zonat e Bishanit, Fitorës, Novoselës dhe Mifolit.
