Babë e bir nga Berati procedohen pasi kërcënuan me sëpatë një 38-vjeçar.
Një 38-vjeçar është kërcënuar me sëpatë nga dy persona, babë e bir, nga Berati. Ngjarja ka ndodhur pasi dy të proceduarit pretendojnë se 38-vjeçari nuk u ka paguar dëmin e shkaktuar automjetit të marrë me qira prej tyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Berat i referuan materialet Prokurorisë. Si pasojë, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale Xh. K., 64 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, banues në Berat.
Ata dyshohet se kanë kanosur me mjet prerës (sëpatë) 38-vjeçarin, me pretendimin se ai nuk u ka paguar dëmin e shkaktuar automjetit të marrë me qira nga të dy të proceduarit, sipas njoftimit të policisë.
