Ahmetaj: Krimet e Ramës, vetëm maja e ajsbergut

“`html

Ahmetaj: 324 apartamentet e Ballukut janë vetëm “maja e ajsbergut”

Ish-zv-kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë për “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ku ka deklaruar se apartamentet e Ballukut, dosja e AKSHI-t dhe çështje të tjera janë vetëm fillimi i krimeve të Edi Ramës dhe qeverisë së tij, të cilin e cilësoi si një organizatë kriminale.

“Ta dinë shqiptarët se ata 324 apartamente të plaçkitëses (Ballukut), janë vetëm maja e ajsbergut. Dhe AKSH-i, si dhe çështjet e tjera për të cilat po dëgjojmë, janë po ashtu maja e ajsbergut,” – u shpreh Ahmetaj.

Më pas, ai iu përgjigj akuzave lidhur me pasurinë e tij, për të cilën SPAK ka ngritur çështje.

“Kanë bërë dy herë kërkesë, si rrallë herë. Kërkesa e parë u bë në mënyrë urgjente më 18 gusht 2023, pra 32 ditë pas urdhrit të arrestit që kërkoi kreu i organizatës dhe u plotësua me dëshirë dhe vullnet politik e personal nga zoti Dumani, siç ai vetë e ka pohuar se e ka personale. Ka pasur edhe një kërkesë të dytë, me asistencë ndërkombëtare, për të gjetur çdo llogari, pronë apo Bitcoin. Madje, kanë hetuar edhe fëmijët e mi në Londër. Kur të vijmë tek Eko-Parku, do bëj një krahasim për fëmijët, për të parë nëse ata kishin ndonjë fond. Ndërkohë, GJKKO-ja, duke respektuar gjyqtarin pavarësisht se nuk e meriton, u ka mohuar bukën Kejsit dhe Keilit. Ka vendim gjykate për bukën e tyre, por pronat e mia nuk lirohen. A u liruan pronat e Erion Velisë pardje, indirekt? Po! Dhe flasim për miliona euro. Pronat e mia, të cilat janë përpara viteve 2004-2007, të sekuestruara me vendim të Gjykatës Kushtetuese, dhe gjyqtari del për 5 minuta të shtunën dhe thotë, ‘të më falin shqiptarët’. Edhe te SPAK-u, edhe te GJKKO-ja, duket se përdoret shprehja ‘nuk na ruhet’. Pse? Sepse siç e thotë edhe zoti Dumani, ‘e kam personale’, ‘i kam bërë karshillëk kryeministrit’. Unë do t’i bëja çdo lloj kryeministri që sillet kështu me Shqipërinë, sikur ta ketë plaçkë. Unë do të duhet të isha sot në burg, ta dinë shqiptarët. Dosja ime nuk ka shkuar ende në gjykatë, sepse nuk arrijnë dot të lidhin akuzën e korrupsionit me atë të pastrimit të parave. Por, nuk dua t’ju lodh me çështjen time. Shkurtimisht, unë nuk kam pasur asnjë funksion zyrtar, as nuk kam dhënë koncesion për inceneratorë. Nuk kam qenë si institucion apo si ministër as në procesin e vlerësimit, as të akordimit të këtij koncesioni.

Së dyti, krijohen sajesa të tilla si ajo e tenderit të OSHEE-së, ku pa asnjë lidhje me gjë, Besmiri i SPAK-ut, ky që nuk lidh dot dy fjalë, është bërë hetues i SPAK-ut, shkruan në emër të Altin Dumanit dhe Enkeleda Millonait, duke thënë se në këtë tender janë fituar para dhe ka para të mjaftueshme edhe për vilën e Lalzit. Shqiptarët kur më dëgjojnë tani, duket sikur unë po sajesoj. Është në dosje dhe këto nuk janë shkruar as në kohë të komunizmit, as të fashizmit. Ja një dokument zyrtar nga pronari dhe ndërtuesi, që vila në Lalz që ka marrë familja e Eriolës, Klodian Zoto, në punë të vet nuk ka paguar asnjë cent, nuk ka qenë kurrë pronar. Ja ku është.

Tani, krijohen lloj-lloj sajesash, shkon, takon zonja Mercenarin, Mercenari vetë bën denoncimin, Altini i thotë ‘bëje shpejt, s’ka problem, unë nuk të pyes, nuk të marr në pyetje, ku i gjete ti ato… mjafton ta fusim këtë në burg’. Sepse e ka personale me mua. Personale le ta mbajë, nuk i takon, se është kontribut kundër demokracisë dhe kundër të drejtës, kundër prezumimit të pafajësisë, kundër barrës së provës.

Tjetra, në raportin e Nixon Peabody shkruhet qartë për rialokimet. Një nga akuzat është që unë kam bërë rialokime. Ministri i financave bën diku te 2500-3000 rialokime në vit. Dhe i bën gjithmonë me kërkesë të ministrave të tjerë. Dhe i bën për kontrata tashmë të dhëna. Nëse i bën për të reja, e sjell si zë, nuk e sjell si kontratë, si zë investimi potencial. Altin Dumani, me mendjen e Besmirit, këtë e quan korrupsion. Nuk i kam bërë, janë kontrata të dhëna edhe sikur të kenë qenë. Ose janë të reja dhe nuk kanë të bëjnë me mua dhe unë nuk i bëj. Unë nuk jam autoritet kontraktor.

Tentojnë të akuzojnë për asete private. A ka nxjerrë një udhëzim Altin Dumani që kur fillon një hetim bëhet hetim pasuror? I drejtë, i padrejtë, kushtetues, jo kushtetues, afër mendsh, gjithmonë ka të drejtë Altin Dumani. Pse nuk i bën? Pse nuk fillon? Për çdo anëtar të qeverisë. Ja ku po u them shqiptarëve sfidë. Pasuria ime pas bërjes ministër vetëm është reduktuar, përjashto rivlerësimin, që e bëjnë praktikisht të gjithë. Shtim pasurie, përse, në aspektin materialo-konkret apo financiar? Është në vlerë, për shkak të rivlerësimit të viteve. Ja, sfidë e bëj. Merrni të gjithë që kanë qenë ministra dhe që janë ministra dhe hetojeni pasurinë. Bëni veting, siç më bëtë mua veting. A më bëtë mua veting? Tërë jetën time. A shkuat në vitin 2004? E dini ju, të nderuar qytetarë, që kanë hetuar punë të 2004-ës? 22 vjet më parë, punë 22 vjet më parë, me fatura. Atëherë s’kishte akoma sistem bankar të strukturuar. Unë e kam pasur me fatura. Edhe me kredi bankare dhe një sekond se s’kam mbaruar,” – tha Ahmetaj.

“`

Scroll to Top