Ahmetaj: Rama kreu i mafies, kërcënuar me vdekje

“Jam kërcënuar me vdekje”/ Ahmetaj: Rama, kreu i një organizate mafioze, Balluku…

Në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e ka cilësuar si “kreu i një organizate kriminale”.

“Në raport me mua dhe me familjen time, shumë gjëra kanë ndryshuar, ashtu si ka ndryshuar edhe realiteti shqiptar në rreth një vit. Ka vazhduar një gjenocid i thellë, i mirëorganizuar ndaj familjes sime. Jua kam shpjeguar dhe juve, si para kamerave ashtu edhe jashtë tyre. E kam thënë, se mënyra si është vepruar me mua dhe me familjen time është e paprecedent në 30 vite. Praktikisht, e kam thënë në shkurt 2023, se ekziston një strukturë, gjysmë-mafioze, e cila ndër vite është vërtetuar se është një strukturë mafioze. Kjo strukturë përbëhet nga kreu i organizatës, instrumentet e tij, duke filluar nga ‘plaçkitësja’, Erioni, si dhe persona shumë afër, madje në të njëjtën godinë me zyrën e kryeministrit. Po. Dhe një person me nivel të lartë administrativ, afër zyrës së kryeministrit, në të njëjtën godinë me zyrën e tij. Do të vijmë më pas edhe me emra. Përveç strukturave qeveritare, kemi edhe krimin e organizuar dhe media të financuara nga qeveria,” – tha ish-zv.kryeministri.

Gjatë intervistës së tij të katërt, Ahmetaj ka deklaruar se janë përpjekur të inskenojnë rrëmbimin e tij për ta sjellë dhe burgosur në Tiranë, ku sipas tij, nuk do të dilte më i gjallë.

“Unë kam një pyetje për zotin Dumani. A ka dëgjuar zoti Dumani që fëmija im ka qenë nën kërcënim për rrëmbim? Unë e kam deklaruar, kam nxjerrë edhe aktin noterial të personit përgjegjës. A ka marrë ndonjëherë, meqë kërkonte indicie, a ka marrë ndonjëherë mundimin të pyesë? Unë i kam kërkuar kamerat e liqenit policisë, liqenit artificial. I kam kërkuar kamerat, nuk më i dhanë. I kam kërkuar edhe kompanisë private. Këta kishin frikë t’i jepnin për t’i identifikuar unë vetë personat. Lëre mua, te Rotondo e Nobis, aty ku jetoja me qira, më kanë kërcënuar direkt. Domethënë, pavarësisht personit, po flasim për një ish-ministër, për një ish-zëvendëskryeministër. Gjatë këtij viti ka shumë risi. Ka një informacion shumë real nga burime shërbimesh për një tentativë për sekuestrim ilegal personi dhe për këtë autoritetet janë të informuara dhe njoftuar. Pra, ka pasur një plan brenda grupit kriminal që përmenda më lart, të cilin ata e kanë diskutuar, duke përfshirë edhe eliminimin fizik. Patjetër, sepse ka qenë plani në momentin e parë. Për sekuestrim ilegal personi, nga këtu duke thënë unë kisha kaluar kufirin, pas kisha kaluar kufirin ilegalisht në Itali, në Itali do të më kishte kapur karabinieria dhe mua do të më çonin tek Altin Dumani për të mos dalë më i gjallë nga burgu. Sigurisht që kanë hequr dorë për tre arsye. Këto tre arsye nuk janë të rëndësisë, të rëndësishme për shqiptarët. Kjo është një bisedë e bërë nga organizata kriminale. Po, kjo nuk vlen për shqiptarët, kjo ka të bëjë me mua. Do të vijë koha patjetër, do të vijë koha që edhe detajet do të dalin në shesh për të gjitha këto. Janë përpjekur të përdoren të gjitha format mafioze, kriminale kundër meje dhe kundër familjes sime. Zoti Peka, është tentuar rrëmbimi i fëmijës tim kur ishte 1 vjeç e gjysmë. 1 vjeç e gjysmë. E kam deklaruar. A ka marrë ndonjë hap Altin Dumani? Ndonjë hap ka marrë? Në raport me mua, apo ishte pjesë e urdhrit politik që unë të shkoja në burg dhe të mos dilja i gjallë. E kam thënë në intervistën para një viti. Kam dyshime serioze se ka qenë plan eliminimi fizik, arrestimi im pa asnjë provë dhe pa asnjë rrezik për asgjë, për asgjë, për t’u eliminuar fizikisht,” – tha Ahmetaj.

Scroll to Top