Aks Leskovik-Përmet bllokuar: dëmtime rruge nga moti i keq

Bllokohet aksi Leskovik-Përmet, shkak dëmtimi i shtratit të rrugës

Aksi rrugor Leskovik-Përmet është bllokuar për arsye sigurie dhe qarkullimi është i pamundur. Autoritetet njoftojnë se shkak është bërë dëmtimi i shtratit të rrugës për shkak të motit të keq, duke bërë që aksi të mbetet i bllokuar deri në një njoftim të dytë.

“Njoftohet se në aksin rrugor Leskovik – Përmet, në zonën e fshatit Petran, si pasojë e çedimit të shtratit të rrugës, qarkullimi i mjeteve është plotësisht i pamundur. Për arsye sigurie, ky aks rrugor do të mbetet i bllokuar deri në një njoftim të dytë. Lutemi drejtuesit e mjeteve të shmangin këtë segment rrugor dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për informacion të përditësuar.”, thuhet në njoftim.

Scroll to Top