PD mbledh Kryesinë nesër për protestën kombëtare

Pas takimit me opozitën dhe shoqërinë civile, PD mbledh nesër Kryesinë.

Partia Demokratike pritet të zhvillojë nesër, në orën 13:00, një mbledhje të Kryesisë, ku do të përcaktohet data e protestës kombëtare të radhës.

Ditën e sotme, opozita ka zhvilluar një tryezë me aktorë të saj dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ku është diskutuar rreth hapave të ardhshëm të veprimtarisë opozitare.

Scroll to Top