Protestat në Iran, Kaja Kallas: Masat e ashpra tregojnë një regjim që ka frikë nga populli i vet
Masat e ashpra të udhëheqjes iraniane ndaj protestuesve zbulojnë një regjim që ka frikë nga populli i vet, deklaroi sot shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.
“Populli iranian po lufton për të ardhmen e tij. Duke injoruar kërkesat e tyre të ligjshme, regjimi tregon fytyrën e tij të vërtetë”, shkroi Kallas në platformën X.
Ajo shtoi: “Çdo dhunë kundër protestuesve paqësorë është e papranueshme. Ndërprerja e internetit, ndërkohë që shtypen me dhunë protestat, ekspozon një regjim që ka frikë nga populli i vet.”
Kallas akuzoi forcat e sigurisë se kanë përdorur taktika joproporcionale dhe të rënda kundër protestuesve.
Protestat për përkeqësimin e kushteve ekonomike shpërthyen më 28 dhjetor në Teheran dhe u përhapën shpejt në pjesë të tjera të vendit.
