Altin Dumani, aktivitet i dytë si prokuror

Altin Dumani fillon një aktivitet të dytë jashtë funksioneve të tij si prokuror.

Altin Dumani, ish-kryeprokuror i SPAK, aktualisht është prokuror i thjeshtë në këtë institucion dhe drejtues i sektorit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Mandati i tij tre-vjeçar si kryeprokuror i SPAK ka përfunduar.

Sipas një raportimi të Top Channel, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar një kërkesë të ish-kryeprokurorit për zhvillimin e një aktiviteti shtesë. Ai ka marrë leje për t’u angazhuar si ekspert kryesor në një masterclass për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, i organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Në një zhvillim tjetër, KLP ka vendosur emërimin e prokurorit Arens Çela në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë Tiranë, për një mandat tre-vjeçar, i cili përfundon më datë 10.01.2029.

Scroll to Top