Protesta në Durrës: Qytetarët gjuajnë domate dhe letra higjenike drejt Bashkisë
Banorët e prekur nga përmbytjet në Durrës kanë protestuar sërish sot para Bashkisë, duke u drejtuar me domate dhe letra higjenike drejt godinës së saj. Sipas tyre, situata e krijuar është pasojë e mungesës së investimeve serioze në infrastrukturën e kanalizimeve.
Gjatë protestës pati tensione, pasi pretendohet se njëri nga protestuesit është shoqëruar në komisariat nga policia, pasi ka hedhur një kapsollë.
Një nga protestuesit bëri një krahasim me një rast të mëparshëm, duke përmendur zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ai deklaroi se, sipas tij, kur Ballukut iu lehtësua masa e sigurisë, u festua me fishekzjarre dhe askush nuk u shoqërua nga policia, ndërsa sot protestuesit ndëshkohen për hedhjen e kapsollave.
