Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot brigjet e Indonezisë, në Azi. Lëkundjet patën një magnitudë prej 6.8 ballë të Shkallës Rihter.
Autoritetet thanë se tërmeti goditi brigjet e kompleksit ishujsh Talaud dhe kishte një thellësi fokale prej 77 kilometrash. Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ) konfirmoi forcën e lëkundjeve.
Ende nuk ka informacione për dëmet e shkaktuara dhe për persona të lënduar. Megjithatë, është shkaktuar panik i madh te qytetarët për shkak të rrezikut nga një cunami.
