A mbështesin Shtetet e Bashkuara protestat e opozitës, siç ndodh në Iran? Ja si përgjigjet Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, ka deklaruar se strategjia e opozitës synon largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në selinë e PD-së, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara mbështesin opozitën shqiptare, Berisha theksoi se opozita gëzon mbështetje të konsiderueshme ndërkombëtare.
“Betejën kundër korrupsionit e mbështet e gjithë bota demokratike. Rama, së bashku me Lindën e AKSHI-t dhe atë të Surrelit, Agasin Kokonën dhe Lubi Ballukun, përbëjnë shembullin e një kryeministri si ‘padrino’. Opozita ka dhe do të ketë mbështetjen më të fuqishme. Këtë e dëshmojnë shtatë rezoluta ndërkombëtare,” tha ai.
