Ngjarja në Lezhë: Policia zbardh konfliktin dhe kërkon autorët

Plagosja në Lezhë: Policia zbardh sherrin dhe jep detaje

Policia e Lezhës ka ofruar informacion zyrtar lidhur me një konflikt të ndodhur ditën e sotme në një lokal në qytet.

Sipas të dhënave të policisë, rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali, shtetasit Gj. M., 41 vjeç, dhe Nikolin Marku, 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasit Gëzim Ndoka, rreth 53 vjeç, vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë e konfliktit, janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe Nikolin Marku. Pasi kanë marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, ata janë paraqitur në Komisariatin e Policisë. Atje, ata kanë pretenduar se shtetasit Gëzim Ndoka dhe K. N. kanë qenë të armatosur gjatë ngjarjes.

Policia vijon kërkimet për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Scroll to Top