Krerët e grupeve parlamentare zhvillojnë takime me përfaqësues të ambasadës amerikane.
Një ditë pasi Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi publikoi kalendarin për punimet në sesionin e ri parlamentar, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë nisur një tur takimesh.
Sipas raportimit të Top Channel, në orën 12:00 do të zhvillohet takimi me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ndërkohë, zyrtarë të Ambasadës Amerikane do të zhvillojnë takime edhe me krerët e tjerë të grupeve parlamentare në Kuvend.
Sesioni i ri parlamentar pritet të nisë më 19 janar dhe pak ditë më pas Kuvendi pritet të marrë vendim për autorizimin e kërkuar nga SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
