OKB: Ndaloni dhunën kundër protestuesve iranianë

Dhuna ndaj protestuesve, tmerruese: Komisionieri i lartë i OKB: Vrasja e qytetarëve iranianë e pafalshme, të ndalohet menjëherë presioni i regjimit

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka shprehur shqetësim të thellë për shtypjen e protestave në Iran, e cila raportohet se ka lënë më shumë se 2 mijë të vdekur.

“Ata duhet të ndalojnë së vrarë protestuesit paqësorë dhe është e papranueshme t’i etiketosh protestuesit si ‘terroristë’ për të justifikuar dhunën kundër tyre”, tha ai në një deklaratë zyrtare.

Türk theksoi gjithashtu se qytetarët iranianë kanë të drejtën legjitime për të protestuar dhe për t’u dëgjuar lidhur me shqetësimet e tyre.

“Iranianët kanë të drejtë të demonstrojnë paqësisht. Vuajtjet e tyre duhet të dëgjohen dhe të merren parasysh, dhe nuk duhet të shfrytëzohen nga askush.”

Volker Türk u bëri thirrje autoriteteve iraniane “të ndërpresin menjëherë të gjitha format e dhunës dhe represionit kundër protestuesve paqësorë dhe të rivendosin aksesin në internet dhe shërbimet e telekomunikacionit.” Ai gjithashtu kërkoi që përgjegjësit për dhunën e përdorur të vihen para drejtësisë.

Scroll to Top