Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur
Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke konkluduar se kohëzgjatja e masës së arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij nga gjykatat më të ulëta ka qenë e tejzgjatur.
Sipas raportimeve të gazetare Klodiana Lala, vendimi u shpall në përfundim të një seance, pa praninë e palëve. Çështja ka lindur nga qëndrimi i avokatëve të zotit Berisha gjatë seancave të raportimit dymujor, ku ata kundërshtonin vazhdimisht kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për vijimin e masës së arrestit shtëpiak.
Siç është bërë e ditur, në janar të vitit 2025, masa e arrestit shtëpiak ndaj ish-kryeministrit u zëvendësua me “detyrim paraqitjeje”. Ky vendim tani gjen mbështetje edhe në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese.
