Trump njofton Këshillin e Paqes për Gazën

Trump njofton formimin e Këshillit të Paqes për Gazën; emrat do të shpallen së shpejti

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar formimin e një Këshilli të Paqes për Gazën, të cilin e ka cilësuar si “më të madhin dhe më prestigjiozin” që është krijuar ndonjëherë.

Njoftimi u bë përmes platformës së tij sociale, Truth Social. “Është një nder i madh për mua të njoftoj formimin e Këshillit të Paqes. Anëtarët do të shpallen së shpejti, por mund të them me siguri se ky është Këshilli më i madh dhe më prestigjioz që është mbledhur ndonjëherë, kudo,” shkroi Trump.

Trump nuk dha detaje të mëtejshme mbi përbërjen, mandatin apo rolin konkret të këshillit në procesin e paqes në Gaza. Ky njoftim vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme në rajon dhe përpjekjesh ndërkombëtare për ndalimin e konfliktit.

Scroll to Top